Ilustrim: Prangosja e një të dyshuai - Foto: KALLXO.com

Vrasja në tentativë në Shtime, arrestohet edhe i dyshuari i dytë

Pas arrestimit të personit të parë të dyshuar në Shtime lidhur me rastin vrasje e mbetur në tentativë, Policia e Kosovës ka arritur që të arrestojë edhe personin e dytë lidhur me këtë rast.

Personi i parë ishte arrestuar më 31 janar pas një pune intensive të hetueseve rajonalë.

Pas momentit të arrestimit me vendim të prokurorit të Prokurorisë së Ferizajt ishte iniciuar rasti – vrasje e mbetur në tentativë dhe personi i arrestuar ishte dërguar në mbajtje për 48 orë, ku më pas i ishte caktuar paraburgim prej 30 ditëve.

Ndërsa personi i dytë i dyshuar është arrestuar sot rreth orës 15:00. Personi i arrestuar është M.N. (25-vjeçar).

Ndaj personit të arrestuar në prani edhe të avokatit mbrojtës me detyrë zyrtare, e po ashtu edhe me vendim të prokurorit të rastit është iniciuar rasti – vrasje e mbetur në tentativë , në bashkëkryerje’ dhe i njëjti është ndaluar për 48 orë për procedura te mëtejme hetimore.

Sulmohet nga tre persona, dërgohet në QKUK