Vrasja në tentativë, arrestohet i dyshuari në Vushtrri

Policia e Kosovës ka njoftuar se në orët e mbrëmjes së datës 30 maj 2022, hetuesit e Stacionit Policor në Vushtrri, e kanë arrestuar një person të  dyshuar për veprën penale “Vrasje në tentativë”.

“Arrestimi i të dyshuarit B. B.,29 vjeçar shtetas i Republikës së Kosovës, është bërë mbi dyshime të arsyeshme dhe provave të siguruara se mbrëmë rreth orës 21:35, në rrugën Hamdi Kransniqi në Vushtrri, ka shtënave me armë zjarri ku i plagosur ka mbetur viktimën V. F., 25 vjeçar, i cili është dërguar për tretman mjekësor në QKUK”, la thënë zëdhënësi i këtij rajoni Avni Zahiti për KALLXO.com.

Sipas Zahitit, në cilësi të provave materiale është sekuestruar një armë e llojit (pistoletë)  dhe katër  gëzhoja.

“Pas intervistimit, me vendim të prokurorit të rastit të dyshuarit i është caktuar masa e ndalimit për 48 orë.  Ndaj tij janë iniciuar raste për veprat penale vrasje në tentativë, shkaktim i rrezikut përgjithshëm dhe armëmbajtje pa leje”, tha Zahiti.