Vrasja në Skenderaj - Policia jep detajet

Një person ka vdekur në qytetin e Skenderajt, rreth orës 14:00, sot, më 12.02.2025.

Viktima sipas Policisë është një 42 vjeçar, shtetas i Kosovës.

Kështu ka deklaruar për KALLXO.com zëdhënësi i Policisë për Rajonin e Mitrovicës, Avni Zahiti.

Vrasja ka ndodhur brenda një lokali në rrugën “Sala e Hamit Jashari”.

“Sot, më 12 shkurt 2025, rreth orës 13:50, Policia në Skenderaj ka pranuar informatën për të shtëna me armë zjarri në rrugën ‘Sala e Hamit Jashari’ në Skenderaj. Sipas informatave fillestare të shtënat kanë ndodhur brena një lokali, ku si pasojë e të shtënave nga arma e zjarrit dhe plagëve të pësuara ka humbur jetën viktima mashkull i moshës rreth 42 vjeçar, shtetas i Republikës së Kosovës.” – ka thënë Zahiti.

Zahiti tha se rrjedha hetimore po zhvillohet në drejtim të identifikimit dhe arrestimit të një personi të dyshuar.

Viktima është një burrë me inicialet I. I.

Viktima dhe i dyshuari dyshohet se janë familjarë mes vete, nga fshati Klinë e Ulët, në Skenderaj.

Vrasje në Skenderaj – Lajm në zhvillim