Foto: Ilustrim

Vrasja në Rahovec, Policia jep detaje

Një vrasje me armë zjarri ka ndodhur mbrëmë në Sopniq të Rahovecit.

Rasti ka ndodhur rreth orës 21:10.

Policia njofton se është arrestuar autori i dyshuar i kësaj vrasjeje.

Në njoftimin e Policisë thuhet se viktima fillimisht ishte dërguar për tretman mjekësor në QKMF Rahovec e më pas në Emergjencën e Spitalit Rajonal në Gjakovë, ku më pas ka ndërruar jetë.

Njësitë relevante policore kanë dalë në vendin e ngjarjes.

Në lidhje me rastin është konsultuar prokurori i shtetit me vendim të të cilit trupi i pajetë dërgohet në IML për obduksion ndërsa i dyshuari është dërguar në mbajtje.

Rasti po trajtohet si vrasje e rëndë.

KALLXO.com raportoi mbrëmë për këtë vrasje.