Ilustrim

Vrasja në Prizren, i dyshuari u vra pas një shkëmbim zjarri me Policinë

Një person ka mbetur i vrarë pas një shkëmbim zjarri që ka ndodhur në lagjen Tusuz të Prizrenit.

KALLXO.com merr vesh se personi është vrarë nga shkëmbimi i zjarrit që e kishte me Policinë.

Viktima ishte një person i dyshuar që po kërkohej nga Policia e Kosovës që një kohë të gjatë.

Ngjarja ka ndodhur rreth orës 19:30, ndërsa viktima është i gjinisë mashkullore.

KALLXO.com do ju mbajë të informuar për rastin.

Një i vrarë në Prizren