Ilustrim

Vrasja në Prizren, i dyshuari ishte dërguar i plagosur në Spital

Një person ka mbetur i vrarë pas një shkëmbim zjarri që ka ndodhur në Lagjen e Trimave në Prizren.

Policia e Kosovës ka bërë të ditur se se pjesëtarët e saj kanë hasur në personin e dyshuar me inicialet B.Sh., i njohur me nofkën ‘Qorri’, i cili ishte në kërkim për tentim vrasje.

Sipas njoftimit të Policisë, pas shkëmbimit të zjarrit, i dyshuari ishte plagosur dhe më pas është dërguar në spital, ku atje ka vdekur.

“Nga shkëmbimi i armëve të zjarrit është plagosur personi i dyshuar, të cilit i është ofruar ndihma mjekësore dhe menjëherë është dërguar për trajtim mjekësor në qendrën spitalore. Nga mjekët kompetent është konfirmuar se personi i dyshuar nga plagët e marra ka ndërruar jetë”, thuhet në njoftimin e Policisë.

Në vendin e ngjarjes është gjetur një armë e zjarrit-pistoletë, me të cilën dyshohet se personi i dyshuar ka shtënë në drejtim të zyrtarëve policorë si dhe dy granata dore.

“Policia e Kosovës mbetet e përkushtuar në realizimin e detyrave dhe përgjegjësive të saj ligjore, pavarësisht se në ç’farë situte mund të ndodhet, me qëllim të ruajtjes së rendit publik dhe parandalimit të krimit”, thuhet në fund të njofimit.

Një i vrarë në Prizren