ILUSTRIM - Ekstradimi

Vrasja në Prishtinë më 2017, i dyshuari ekstradohet nga Franca në Kosovë

Në lidhje me një vrasje që ka ndodhur në Prishtinë më 24 nëntor 2017, në bazë të një fletë-arresti ndërkombëtar të lëshuar nga Gjykata e Prishtinës, nga autoritetet franceze është arrestuar dhe ekstraduar në Kosovë i dyshuari kosovar.

I dyshuari pas intervistimit me urdhër të prokurorit është dërguar në mbajtje.

Rasti, i cili po trajtohet si vrasje e rëndë në bashkëktyerje-armëmbajtje pa leje, ka ndodhur në rrugën “Fehmi Agani”, në Prishtinë.