Vrasja në Prishtinë, Gjykata ia cakton paraburgimin të dyshuarës
Një muaj paraburgim i ka caktuar Gjykata e Prishtinës të dyshuarës N.M., në lidhje me rastin e datës 20.08.2024, në të cilin kishte mbetur i vrarë një person në lagjen “Kodra e Trimave” në Prishtinë.
Këtë për KALLXO.com e ka konfirmuar Medina Gashi, nga Zyra për Informim të Mediave nga Gjykata e Prishtinës.
“Departamenti për Krime të Rënda ka aprovuar kërkesën e Prokurorisë Themelore në Prishtinë -Departamenti për Krime të Rënda dhe ndaj të pandehurës N.M. është caktuar masa e paraburgimit në kohëzgjatje prej një (1) muaji, e cila masë do të zgjasë nga data 20.08.2024 deri me datë 19.09.2024, për shkak të veprës penale Vrasje e rëndë nga neni 173 par.1 pika 1.3 të KPRK-së dhe veprës penale Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve nga neni 366 par.1 të KPRK-së”- tha për KALLXO.com Medina Gashi.
Të martën, më 20.08.2024 ishte raportuar se një person ka mbetur i vrarë në Vranjevc të Prishtinës.
Ngjarja dyshohet se ka ndodhur në rrugën “Ismet Krasniqi’ në Lagjen “Kodra e Trimave” në Prishtinë.
Kryeprokurori i Prishinës, Zejnulla Gashi e ka konfirmuar se viktima dhe i dyshuari janë familjarë me njëri-tjetrin.
Kryeprokurori i Prishtinës flet për vrasjen në Prishtinë