Vrasja në Pejë, Prokuroria: Policët ushtruan dhunë psiqike ndaj të ndaluarit

Policia ushtori dhunë psikike ndaj të arrestuarin i cili me pas u liruar i pafajshëm

Për rastin e vrasjes së 31 dhjetorit 2014 në Pejë ishin arrestuar edhe 3 persona, të cilët me pas u liruan si të pafajshëm.

Hulumtimi i KALLXO.com tregon se në aktvendimin për pushimin e hetimeve në Prokurorinë e Mitrovicës përshkruhen veprimet e zyrtarëve policorë të Krimeve të Rënda në Prishtinë.

“Nga deklarata e të pandehurit Elvin Morina rezulton se deklaratat para hetuesve Smajl Krasniqi e Albert Zogiani i ka dhënë nën presionin e tyre, asnjëri prej tyre nuk ka ushtruar dhunë fizike ndaj tij por psiqikisht e kanë maltretuar. Hetuesi Zogiani i ka thënë: “Është shumë i vështirë, ka plagë në trup, ia ka treguar plagët, se nuk i frikësohet askujt, se kam me të bë me të dhanë ujë me pambuk, me të vendos në lese dhe më të shikuar nëna juaj”. Ndërsa hetuesi Smajli e ka kërcënuar me fjalët: “Jemi pesë veta duke pritur me radhë për me të rreh, ti vetëm ke me zgjedh se me çfarë shkopi bejsbolli don me të rreh, të shkurtër apo të gjatë”, thuhet në vendimin e Prokurorisë së Mitrovicës.

Elvin Morina nuk ka dashur të flasë për emisionin “Kallxo Pernime”, duke thënë se e ka paditur shtetin që i ka mbajtur 8 muaj paraburgim dhe 3 të tjerë arrest shtëpiak pa pasur kurrfarë faji.