Vendi i ngjarjes ku u vra nëna nga djali i saj, Foto: KALLXO.com

Vrasja në Pejë: Djali dyshohet se i preu kokën nënës

Një ngjarje e rëndë është shënuar në orët e pasditës së sotme në Pejë. Djali dyshohet se me thikë i ka prerë nënës së tij kokën.

KALLXO.com mëson se arma e krimit është armë e ftohtë, pra thikë ndërsa ekipet policore, mjekësore dhe IML tashmë janë në vendin e ngjarjes.

Siç raportoi KALLXO.com, djali tashmë i dyshuari kryesor për kryerjen e krimit makabër në Pejë është arrestuar ndërsa burimet kanë treguar se ndaj tij është vendosur edhe masa e ndalimit për 48 orë.

Prokuroria Themelore në Pejë është duke u marrë me rastin intensivisht për të zbardhur rrethanat, përderisa nga ora 20:00 pritet që prokurorja kujdestare Sahide Gashi së bashku me komandantin e Policisë në Pejë të mbajnë një konferencë për media.

Në këtë konferencë priten të bëhen të ditura të dhënat e para të hetimit preliminar mbi ngjarjen tragjike të shënuar në Pejë.

Paraprakisht, Policia e Kosovës ka bërë të ditur për KALLXO.com se ngjarja tragjike ka ndodhur rreth orës 16:00 në rrugën “Mbreti Zog”,  të këtij qyteti.

Djali dyshohet se vrau nënën