Vrasja në parkingun e 'Kobra City' arrestohet edhe një person

Policia ka arrestuar edhe një person të dyshuar për vrasjen në një lokal në Prizren më 3 janar.

Një 31-vjeçar nga Kukësi ka vdekur si pasojë e plagëve me armë zjarri dhe një tjetër është plagosur nga arma.

“Lidhur me rastin, është arrestuar edhe një i dyshuar mashkull kosovar. Me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje”, ka njoftuar policia sot përmes raportit ditor.

Dibran Hoxha është i dyshuari kryesor për vrasjen që ka ndodhur në orët e mëngjesit të 3 janarit në lokalin e tij “Kobra City” në Prizren.

Përveç Hoxhës, për këtë rast janë arrestuar edhe pesë persona të tjerë.

Gjykata e Prizrenit ka caktuar masën e paraburgimit prej një muaj për 6 të arrestuarit.

Të gjitha lajmet mund t’i lexoni në këtë LINK