Foto: KALLXO.com

Vrasja në Novosellë të Pejës, në shtëpinë e të dyshuarit u gjetën mitraloz, pistoletë e 890 fishekë

Policia e Kosovës ka dhënë detaje të reja lidhur me rastin e vrasjes që ka ndodhur dje rreth orës 14 :30 në fshatin Novosellë të Pejës.

Sipas Policisë, menjëherë pas marrjes së informacionit se një person është qëlluar me armë zjarri në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitet përkatëse, ndërsa ekipi mjekësor ka konstatuar vdekjen e viktimës.

Gjatë kontrollit në shtëpinë e të dyshuarit janë gjetur dhe konfiskuar një mitraloz, një pistoletë, pajisje për pastrim të armës, 890 fishekë të kalibrave të ndryshëm dhe pesë predha po ashtu kalibra të ndryshëm.

Me vendim të prokurorit trupi i pajetë i viktimës dërgohet në IML për obduksion.