Shiriti i Policisë, FOTO-Ilustrim

Vrasja në Novobërdë, viktima u godit 12 herë me thikë

Prokuroria e Gjilanit ka kërkuar caktimin e masës së paraburgimit nga Gjykata ndaj të dyshuarit për vrasje në Novobërdë.

Sipas Prokurorisë, ekziston dyshimi i bazuar se i pandehuri D.I. e ka kryer veprën penale – vrasja e rëndë.

“Sipas kërkesës, dyshohet se më 15 Janar 2021, rreth orës 20:40 minuta, në fshatin Izvor Komuna e Novobërdës, i pandehuri D.I., ka privuar nga jeta tani të ndjerin K.I., në atë mënyrë që e ka goditur 12 herë me thikë në pjesë të ndryshme të trupit, duke i shkaktuar lëndime vdekjeprurëse”, thuhet në njoftimin e prokurorisë.

Kallxo.com raportoi për një rast të vrasjes në Novobërdë ku nipi dyshohet se e vrau gjyshin.

Novobërdë, nipi dyshohet se vrau gjyshin