Vrasja në Lipjan, Njësitë speciale të Policisë vendosen në fshatin Ribar i Madh

Njësitet policore speciale janë vendosur para dy shtëpive në fshatin Ribar i Madh në Komunën e Lipjanit, pas incidentit të mëngjesit të sotëm në të cilin mbeti një person i vrarë dhe pesë të plagosur.

Këto dy shtëpi janë afër me njëra tjetrën.

Ende nuk ka informacione nëse janë kryer bastisje brenda dy shtëpive.

Një banor i lagjes ka thënë se më herët këto familje nuk kanë pasur probleme më herët.

“Rasti që e dëgjova është e dhimbshme. Këto dy familje kanë qenë të afërt mes vete, s’kanë pasur konflikt më herët. Kanë punuar në disa biznese. Gjithë kanë pasur bashkëpunim mes vete, kanë qenë të afërt mes vete”, thotë një banor i lagjes.

Një i vrarë e pesë të plagosur në Lipjan