Vrasja në Kolovicë, shoqërohet një person në polici

Një person ka vdekur pas plagëve që ka marrë nga një armë zjarri në Kolovicë të Prishtinës.

Lidhur me rastin, një person është shoqëruar në stacion policor.

Rastin për KALLXO.com e ka konfirmuar zëdhënësja e Prokurorisë së Prishtinës, Laureta Ulaj.

“Prokurorja kujdestare nga Departamenti i Krimeve te Renda është njoftuar nga policia për një rast qe ka ndodhur sot ne Kolovice, me ç’ rast e njëjta i është përgjigjur vendit të ngjarjes bashkë me njësitë e tjera relevante. Një person ka ndërruar jetë si pasojë e plagëve të marra nga një arme zjarri, ku me urdhër te prokurorit është dërguar ne IML për obduksion, derisa një person tjetër është shoqëruar në stacion policor  – tha Ulaj.

Sipas Ulajt, Prokurori i Shtetit në koordinim me policinë janë duke i ndërmarrë veprimet hetimore nga vendi i ngjarjes me qëllim të ndriçimit të gjitha rrethanave të këtij rasti

KALLXO.com është duke pritur përgjigjur edhe nga Policia e rajonit të Prishtinës.

Vrasje në Kolovicë të Prishtinës