Foto: Kallxo.com

Vrasja në Hallaq të Lipjanit, video e fotografi nga vendi i ngjarjes

Një person ka mbetur i vrarë dhe pesë të tjerë janë plagosur si pasojë e të shtënave me armë zjarri që kanë ndodhur rreth orës 7 të mëngjesit sot në Lipjan.

Policia ende është në vendin e ngjarjes ndërsa shihen edhe ekipet e forenzikës.

KALLXO.com sjell fotografi nga vendi ku ka ndodhur vrasja ku shihen ekipet e policisë të cilët e kanë rrethuar vendin me shirita.

Versioni i Policisë

Foto: Kallxo.com

Një person ka vdekur si pasojë e plagëve të marra e pesë të tjerë janë plagosur orët e para të mëngjesit të sotëm në Lipjan.

Lajmin e ka konfirmuar për KALLXO.com, Zëdhënësja e Policisë për Rajonin e Prishtinës, Flirue Ahmeti.

Ahmeti tha se ngjarja ka ndodhur rreth orës 7 të mëngjesit.

“Sot rreth  orës 07:00, policia  ka marrë informacionin për një plagosje me arme zjarri në fshatin Hallaq i madh të Lipjanit.  Menjëherë pas marrjes së këtij informacioni në vendin e ngjarjes kanë dalë të gjitha njësitet  e nevojshme policore, të mbështetura edhe nga njësiti rajonal për hetimin e krimeve si dhe njësitë e tjera për ekzaminim të vendngjarjes”, ka Ahmeti.

Ajo shtoi se vdekjen e viktimës e ka konfirmuar ekipi mjekësor në QKUK.

“Bazuar në të dhënat fillestare në këtë vend janë plagosur 6 persona,  prej tyre një  person nuk mundur tu përballoj plagëve të mara nga arma e zjarrit ka ndërruar jetë.  Vdekjen e viktimës e ka konstatuar ekipi mjekësor në QKUK”, shtoi ajo.

Aktualisht hetuesit policor janë duke punuar për të sqaruar të gjitha rrethanat që lidhen me rastin.