Prokuroria Themelore e Prishtinës - Foto: KALLXO.com

Vrasja në Gushtericë, zyrtari policor në ndalim për 48 orë

Prokuroria e Prishtinës, ka njoftuar se është ndaluar për 48 orë zyrtari policor M.Sh, që dyshohet se vrau vëllain e tij dje në fshatin Gushtericë të Graçanicës.

“Me urdhër të prokurores kujdestare është ndaluar në kohëzgjatje prej 48 orësh personi me inicialet M.Sh., (zyrtar policor), në drejtim të veprës penale “Vrasja e rëndë”, nga neni 173 të KPRK-së, pasi dyshohet se i njëjti ka privuar nga jeta tani të ndjerin D.Sh., (vëllain e tij), ndërsa trupi i pa jetë është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore, për obduksion”, thuhet në njoftimin e Prokurorisë.

Prokuroria ka njoftuar se në koordinim të plotë me policinë dhe IPK-në, janë duke i ndërmarrë të gjitha veprimet e nevojshme hetimore, me qëllim të ndriçimit të të gjitha rrethanave në këtë çështje penale.

Prokuroria më tej thotë se brenda afatit ligjor, ndaj të dyshuarit do të ushtrojë kërkesë për sigurimin e prezencës së të pandehurit.

KALLXO.com raportoi dje për vrasjen në fshatin Gushtericë.

Policia jep detaje për vrasjen në Gushtericë