Vrasja në Gllogjan, forca të shumta të Policisë rreth Gjykatës së Pejës

Forca të shumta policore janë vendosur përreth zonës ku gjendet Gjykata e Pejës.

KALLXO.com ka siguruar foto në të cilat shihen forca të shtuara të Policisë në hyrje të Gjykatës por edhe në udhëkryqe në Pejë.

Këto masa janë ndërmarrë pasi pas pak në Gjykatë pritet të sillen 3 personat e arrestuar në lidhje me vrasjen e trefishtë që ka ndodhur në Gllogjan ditë më parë.

Lidhur me rastin, Prokuroria e Pejës ka njoftuar dje për arrestimin e 3 të dyshuarve në lidhje me rastin.

Seanca për caktimin e masës së sigurisë do të jetë e mbyllur.

Foto: KALLXO.com
Foto: KALLXO.com