Foto: Afrim Ejupi/KALLXO.com
Vrasja në Gjilan, Policia kontrollon disa lagje të qytetit
Një person dyshohet se është vrarë me armë zjarri pasditen e datës 07.11.2024 në Gjilan.
Policia e Kosovës ka njoftuar se në vendin e ngjarjes është gjetur një gëzhojë.
Ndërsa, ka thënë se me vendim të prokurorit janë kontrolluar disa lagje të qytetit përfshirë edhe dy shtëpi.
“Lidhur me rastin, vdekjen e viktimës e ka konstatuar ekipi mjekësor në vendin e ngjarjes. Po ashtu në vendin e ngjarjes është gjetur një gëzhojë, ku me vendim të prokurorit janë kontrolluar disa lagje të qytetit përfshirë edhe dy shtëpi”- thuhet në njoftim.
Po ashtu, Policia ka njoftuar se në lidhje me rastin në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitë relevante policore, prokurori dhe zyrtarët nga Instituti i Mjekësisë Ligjore.
KALLXO.com ka raportuar se Policia në Gjilan kishte marrë informacionin rreth orës 13:52 se një person është i shtrirë skaj rrugës ”Mërgimtarët e Gjilanit”.
Sipas zëdhënësit të policisë, Ismet Hashani, njësitet policore relevante kanë dalë me urgjencë në vendin e ngjarjes së bashku me një ekip nga emergjenca e Spitalit të Gjilanit të cilët kanë konstatuar se viktima është pa shenja jete.
Gjendet i vdekur një person në Gjilan, dyshohet se është qëlluar me armë zjarri