Vrasja në Gjilan, arrestohet edhe personi i pestë që ishte në kërkim
Mbrëmjen e kaluar një person ka vdekur si pasojë e plagëve të marra nga arma e zjarrit.
Sipas prokurorisë, viktima E. R., është vrarë me armë zjarri ndërsa gjatë ditës së sotme është ndaluar edhe personi i pestë i dyshuar për vrasjen e mbrëmshme.
“Me urdhër të prokurorit të shtetit është ndaluar në kohëzgjatje prej 48 orëve edhe i dyshuari i pestë me inicialet R.I., për shkak të dyshimit se ka qenë i përfshirë në vrasje”, thuhet në njoftimin e prokurorisë.
Ndaj të dyshuarit rëndon vepra penale sipas prokurorisë, për vrasje të rëndë.
Në njoftimin e Prokurorisë në Gjilan, i dyshuari i arrestuar ka qenë në arrati.
Përveç E. R., të arrestuar janë deri më tani edhe V. H., B. K., A. S. dhe E. N., pasi që të njëjti dyshohen se kanë qenë të përfshirë në incidentin e mbrëmshëm ku vdiq një person dhe një tjetër mbeti i plagosur.
I plagosuri është duke u trajtuar në QKUK, nën mbikëqyrje të njësive policore përkatëse.