Vrasja në Gjilan, arrestohen 4 persona, një ende në arrati

Prokuroria e Gjilanit njofton se ka ndaluar katër (4) persona në kohëzgjatje prej 48 orësh, tani të dyshuarit V. H., B. K., A. S. dhe E. N., pasi që të njëjti dyshohen se kanë qenë të përfshirë në incidentin e mbrëmshëm ku vdiq një person dhe një tjetër mbeti i plagosur.

“Nga kjo ngjarje është plagosur edhe i dyshuari V. H., i cili është duke u trajtuar në QKUK, nën mbikëqyrjen dhe sigurimin e njësiteve policore”, thuhet në njoftimin e prokurorisë.

Po ashtu, në këtë rast, sipas prokurorisë, dyshohet se ka qenë i involvuar edhe një (1) person tjetër, i cili për momentin gjendet në arrati.

Tutje sipas njoftimit me urdhër të prokurorit të shtetit, trupi i pa jetë i të ndjerit E. R. është dërguar për obduksion në Institutin e Mjekësisë Ligjore, në Prishtinë, ndërsa, ndaj të dyshuarve të lartshënuar brenda afatit ligjor do të kërkohet masa për sigurimin e të pandehurve në procedurë penale, nga Gjykata Themelore në Gjilan.

Dje në Gjilan ka ndodhur një incident në të cilin si pasojë e gjuajtjes me armë zjarri ka vdekur një person dhe një tjetër është plagosur.

 

Incident në Gjilan, një i vrarë dhe një i plagosur