Ilustrim

Vrasja në Gjakovë dyshohet se u krye me pushkë gjuetie

 

Mbrëmë rreth orës 20:00 në fshatin Nec në Gjakovë Policia e Kosovës ka arrestuar një të dyshuar, pasi që i njëjti po dyshohet të ketë kryer veprën penale të vrasjes.

Vritet një 22 vjeçar në Gjakovë

Policia njofton se i arrestuari dyshohet se me pushkë gjuetie ka qëlluar për vdekje viktimën D. Gj., i lindur me 1997.

Në vendin e ngjarjes janë gjetur dhe konfiskuar tre pistoleta, një pushkë gjuetie, një pushkë ajrore dhe 26 fishekë me një predhë të fishekut.

Me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje prej 48 orësh, ndërkohë ndaj tij priret të merret një vendim tjetër për masë të sigurisë.

Trupi i pa jetë i viktimës është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore për Obduksion.