Ilustrim

Vrasja në Fushë Kosovë, arrestohen dy persona

Një burrë 41-vjeçar është vrarë mbrëmë në rrugën Pjetër Budi në Fushë Kosovë.

Lidhur me rastin, në orët e para të ditës së sotme Policia e Kosovës ka arritur të arrestoj dy persona të dyshuar.

A. M., 26-vjeçar, dhe L. B., po ashtu 26-vjeçar, janë dy të arrestuarit që dyshohen për kryerjen e veprës penale “Vrasje”.

Policia ka arritur që të sekuestrojnë edhe një armë të ftohtë, thikë, e cila dyshohet të jetë përdorur në rast.

Ndaj dy të arrestuarve, zëdhënësja e Policisë për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti ka thënë se është shqiptuar masa e ndalimit prej 48 orësh.

Ngjarja kishte ndodhur dje, 12 shkurt 2023, kur rreth orës 22:00 zyrtarët policor kishin marrë informatën për një lëndim të rëndë trupor.

Siç njoftohet, në vendin e ngjarjes menjëherë kanë dalë njësitet e nevojshme policore.

Aty ishte hasur në tashmë viktimën A. H., i cili ishte dërguar për tretman mjekësor në Qendrën Klinikë Universitare të Kosovës.

Nga aty, sipas Policisë, është marr edhe informata se personi i lënduar nuk ka arritur që t’i përballoj plagët dhe ai ka vdekur.

Pas kësaj, ekipet policore kanë filluar hetimet e tyre të cilat kanë rezultuar me arrestimin e të dyshuarve gati 3 orë e gjysmë pas ndodhjes së rastit, pra rreth orës 01:30.

Vdes një person në QKUK, pas një incidenti me mjet të mprehtë në Fushë-Kosovë