Vrasja në Ferizaj, prokurori përshkruan rrjedhën e të shtënave

Mbrëmë, pas mesnatës, një person i moshës mbi 30 vjeç mbeti i vrarë nga arma e zjarrit.

Kryeprokurori i Ferizajt, Shukri Jashari ka dhënë detaje për ngjarjen ai ka përshkruar momentet kur i dyshuari ka qëlluar për vdekje 30 vjeçarin.

Jashari duke u thirrur në raportet e para nga ngjarja ka treguar se dorasi ishte futur në marketin ku ishte viktima dhe kishte qëlluar në atë. Ngjarja është para nga një njësi e policisë e cila në atë kohë ishte duke bartur një të dyshuar për narkotikë, policët intervenuan dhe e kanë plagosë të dyshuarin.

“I dyshuari afrohet tek marketi dhe gjuan në drejtim të subjektit të tij, i cili ka qenë brenda marketit. Në atë moment zyrtarët policor fillojnë ndjekjen e të dyshuarit duke i thënë me fjalë “ndal policia”, rrugë e sipër pas shkëmbimit të zjarrit plagoset i dyshuari që ka qenë në ikje”, ka thënë Jashari.

Rasti ndodhi në rrugën “Rexhep Bislimi” në Ferizaj ndërsa për vrasjen po dyshohet një person me inicialet Q.J.

Tutje, kryeprokurori tha se hetimet kanë nis ndaj të dyshuarit për vrasje por edhe ndaj zyrtarit të Policisë së Kosovës.

“Gjithashtu, edhe ndaj zyrtarit policor janë duke u zhvilluar hetime nga Inspektori Policor i Kosovës. Prokuroria aktualisht është duke e përgatitur kërkesën për masën e paraburgimit”, ka thënë ai.

Në anën tjetër, Policia e Kosovës përmes një komunikate për media ka treguar se i vrari ishte rreth moshës 30 vjeç sic ishte edhe i dyshuari.
“Nga hetimet e para, dyshohet se personi me inicialet Q.J ( M/K) i moshës 30 vjeçar, ka shtënë me armë zjarri në personin tjetër me inicialet G. H (M/K) i moshës 30 vjeçar, i cili si pasojë e plagëve nga arma e zjarrit ka ndërruar jetë në vendin e ngjarjes, kjo e konfirmuar nga mjekët e spitalit të Ferizajt”, thuhet në njoftim.

Si provë materiale nga vendi i ngjarjes është konfiskuar dy armë zjarri ( pistoleta) dhe shtatë ( 7) gëzhoja.
“Gjithashtu , me vendim të Prokurorit, trupi i pa jetë i viktimës është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore në Prishtinë për obduksion, ndërsa ndaj të dyshuarit Q.J është lëshuar vendimi për ndalim për 48 orë”, vijon njoftimi.

Përgjaket Ferizaj, një i vrarë dhe një i plagosur

www.kallxo.com