Pamje nga një seancë e mëhershme- Foto: KALLXO.com

Vrasja mizore më 2014, të pandehurit deklarohen të pafajshëm

Razvigor dhe Radenko Miniq, të akuzuar për vrasje të rëndë, janë deklaruar të pafajshëm sot para Gjykatës së Mitrovicës.

Sipas aktakuzës, të lartcekurit vrarë M.S.

Rasti kishte ndodhur në mars të vitit 2014 në fshatin Serbovac të komunës së Zveçanit.

Akuza  e Prokurorisë përshkruan veprimet e të pandehurve ku thotë se i akuzuari Radenko Miniq kishte shkuar tek i pandehuri Razvigor Miniq për të çarë dru.

Viktima kishte shkuar tek i pandehuri Razvigor Miniq, që kanë qenë duke jetuar ne shtëpi me qira, dhe viktima u ka kërkuar që të kalojë natën në shtëpi.

I pandehuri i kishte thënë të ndjerit se po mund të qëndronte aty “nëse kishte para“ e viktima i kishte thënë se nuk kishte por se i pandehuri Razvigor Miniq ka pranuar dhe viktima ka hyrë brenda në shtëpi që të kalojë natën dhe të flejë.

Gjatë qëndrimit brenda në shtëpi të pandehurit se pari viktimës ia marrin çantën në të cilën kishte pasur 15.000 euro dhe 20.000 dinarë e pastaj me mjete të forta – shkopinj druri e kanë goditur në kokë dhe trup, thuhet në akuzën e Prokurorisë.

Pastaj trupin e viktimës e nxjerrin nga shtëpia dhe e vendosin në bagazh të automjetit të të pandehurit Razvigor Miniq, e në automjet i fusin kazmën e lopatën dhe të pandehurit hynë në automjet që e drejtonte i pandehuri Razvigor Miniq.

Ata ishin nisur në drejtim të Leposaviqit dhe trupin e viktimës e kanë fshehur në vend të panjohur dhe gjerë më tani trupi i viktimës ende nuk është gjetur.

Sot në Gjykatën e Mitrovicës ka filluar gjykimi ndaj dy të akuzuarve për kryerjen e kësaj vepre, ndërsa pas leximit të aktakuzës nga prokurori, të pandehurit janë deklaruar se nuk ndihen fajtor për veprën me të cilën ngarkohen.

Më pas gjyqtari Radosllav Markoviq ka njoftuar të pandehurit dhe mbrojtësit e tyre se në afat prej 30 ditëve mund të paraqesin kundërshtimet lidhur me akuzën, nëse do të kenë.