Prokuroria Themelore në Gjilan, Foto: KALLXO.com

Vrasja me thikë në Gjilan, kërkohet paraburgim për të dyshuarin

Prokuroria Themelore në Gjilan, Departamenti për Krime të Rënda ka kërkuar caktimin e masës së paraburgimit nga Gjykata Themelore në Gjilan ndaj të pandehurit B.Z., për shkak se dje dyshohet se ka vrarë me thikë një person tjetër.

Sipas Prokurorisë, i dyshuari ka kryer veprën penale “Vrasje e rëndë”.

Sipas kërkesës ekziston dyshimi i bazuar se më 24 qershor 2021, në kafiterinë “VivaLa”, në Gjilan, i pandehuri B.Z., me dashje ka privuar nga jeta të ndjerin I.C., pas një mosmarrëveshje verbale,

Në kërkesën për paraburgim thuhet se i dyshuari me thikë i ka shkaktuar plagë prerëse shpuese të madhësisë mbi 15 cm në qafë, ku për shkak të plagëve të marra, i njëjti ka vdekur.

I pandehuri me urdhër të prokurorit gjendet nën masën e ndalimit 48 orësh.

Vrasja me thikë në Gjilan, i dyshuari ndalohet për 48 orë

Vdes një person nga therja me thikë në Gjilan