Vrasja e trefishtë në Deçan, Prokurorja Gashi: Është zbrazur një karikator i kallashnikovit
Prokuroria Themelore në Pejë ka njoftuar se janë duke vazhduar hetimet për zbardhjen e vrasjes së trefishtë në Gllogjan të Deçanit natën e mbrëmshme.
Në një konferencë për media, prokurorja e rastit Sahide Gashi tha se kanë urdhëruar edhe masa te fshehta.
“Jemi në sigurimin e urdhëresave të Gjykatës për masa shumta të fshehta teknike dhe të vëzhgimit”, tha Gashi në konferencë për media.
Prokurorja Gashi ka konfirmuar bastisjen e djeshme në fshatin Gllogjan, por që nuk kanë gjetur ndonjë dëshmi.
“”Janë intervistuar shumë persona. Bastisja që është zhvilluar gjatë orëve të mëngjesit nuk është siguruar ndonjë provë për identifikim të kryerësit apo kryerësve, bastisja është kryer në fshatin Gllogjan”, tha ajo.
“Deri tash, me informatat që posedojmë, është përdorur një kallashnikov, thuhet që janë zbrazë pothuajse një karikator”, tha tutje prokurorja e rastit.