Vrasja e trefishtë në Deçan, Prokuroria e Pejës thërret konferencë të jashtëzakonshme

Prokuroria e Shtetit ka njoftuar se sonte do të mbajë konferencë të jashtëzakonshme për media.

Kjo është bërë e ditur nga Zyra e Informimit të Prokurorisë.

“Të nderuar përfaqësues të mediave, Ju ftojmë të merrni pjesë në konferencën e jashtëzakonshme për media, e cila do të mbahet sonte nga ora 21:30, në objektin e Prokurorit të Shtetit, kati i tretë, salla e takimeve të KPK-së, duke respektuar masat për parandalimin e përhapjes së virusit Covid-19”, thuhet në njoftim.

Kallxo.com ka marr vesh se konferenca ka të bëjë me rastin e disa të arrestuarve lidhur me vrasjet e 26 nëntorit në autobusin e linjës Gjakovë-Deçan.

Vrasja e trefishtë në Deçan, disa të arrestuar