Vrasja e trefishtë në Deçan - Autobusi vazhdon të jetë në vend të ngjarjes, Policia po patrullon me qen

Sulmi me kallashnikovë ndaj një autobusi me udhëtarë në ditën e djeshme në Gllogjan të Deçanit la të vrarë 3 persona dhe 1 tjetër të plagosur.

Autobusi ndaj të cilit u krye sulmi vazhdon të rri në vendin e ngjarjes ku ka ndodhur sulmi, në fshatin Gllogjan.

Policia e Kosovës është duke qëndruar në vend të ngjarjes dhe duke patrulluar me qen.

Policia e Kosovës ka kryer ekzaminimet e nevojshme hetuese në autobus mbi këtë rast.