Vrasja e të riut në Prishtinë, arrestohen katër persona

Policia e Kosovës ka arrestuar katër persona në lidhje me vrasjen e cila ka ndodhur gjatë ditës së djeshme në Prishtinë.

Lajmin për KALLXO.com e ka konfirmuar Zëdhënësja e Policisë së Rajonit të Prishtinës, Florie Ahmeti- Haziraj.

Ahmeti- Haziraj shtoi se dy nga të dyshuarit, dyshohet se kanë kryer vrasjen ndërsa dy të tjerë janë ngarkuar me veprën për dhënien e ndihmës për kryerjen e vrasjes.

“Drejtoria Rajonale e Policisë  në Prishtinë, respektivisht njesiti për Hetime të Përgjithshme ,  ka realizuar një operacion që ka rezultuar me arrestimin e katër personave të dyshuar për rastin e vrasjes së rëndë që ka ndodhur dje në Prishtinë. Të dyshuarit janë E. I., mashkull, 19 vjeç, shtetas i Republikës së Kosovës  dhe E. M., mashkull, 19 vjeç, shtetas i Republikës së Kosovës, dyshohet të kenë kryer veprën vrasje e rëndë,  ndërsa, P. I., mashkull, 18 vjeç, shtetas i Republikës së Kosovës  dhe L. B., mashkull, 20 vjeç, shtetas i Republikës së Kosovës, ngarkohen me veprën, dhënie e ndihmës kryerësve pas kryerjes së veprës penale’’, tha Ahmeti për KALLXO.com.

Sipas Ahmetit, të dyshuarit janë intervistuar nga ana e hetuesve të Njësisë së Hetimeve të Përgjithshme dhe pas intervistimit me aktvendim te prokurorit jane dërguar në qendrën e mbajtjes.

Njesiti i hetimeve ka arrite te gjejë dhe sekuestroj një armë, një skuter dhe disa prova të tjera që mund të shërbejnë në dokumentimin e rastit.

KALLXO.com raportoi se 17 vjeçari që u plagos dje në lagjen “Arbëria” pas të shtënave me armë, ka vdekur sot në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës.

Një i plagosur nga të shtënat me armë zjarri në lagjen Arbëria