Vrasja e të riut me thikë në Podujevë, 25-vjeçari dorëzohet në Polici

I dyshuari për vrasjen e të riut në Gllamnik të Podujevës më 12 shtator, është dorëzuar sot në Polici.

Sipas Policisë, i dyshuari O.Zh, i moshës 25-vjeçare është ndaluar për 48 orë.

“Pas një pune të intensive hetimore, policia ka arritur që të identifikojë personin e dyshuar lidhur me vrasjen e rëndë që ka ndodh me datën 12.09.2022 në fshatin Gllamnik të Podujevës. Pas intervistimit në prezencë të avokatit mbrojtës, personi i dyshuar  me vendim të prokurorit të shtetit është dërguar në mbajtje” – thuhet në raportin e policisë.

Policia e Kosovës kishte njoftuar se një person kishte pësuar lëndime të rënda trupore pasi ai dyshohet se pas një mosmarrëveshje në trafik, është goditur me thikë nga një person i dyshuar, i panjohur për të.

Policia kishte thënë se viktima ishte dërguar për trajtim mjekësor në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës, por nuk ka arritur t’iu mbijetojë lëndimeve të shkaktuara dhe ka vdekur.

Ngjarja është raportuar se ka ndodhur më 12 shtator 2022, rreth orës 20:55.