Foto: KALLXO.com
Vrasja e rëndë në Prishtinë, Policia: Viktima u godit disa herë me thikë
Një rast i rëndë ka ndodhur mbrëmë (27.10.2024) në Prishtinë. Një burrë ka vdekur pasi dyshohet se është goditur disa herë me thikë.
Për ngjarjen është arrestuar i dyshuari, teksa Policia e Kosovës në raportin 24-orësh ka dhënë detaje shtesë.
Sipas Policisë, ngjarja ka ndodhur në rrugën “Tirana” në Prishtinë në 20:25h.
PK tha se në vendin e ngjarjes, njësia e urgjencës ka bërë konstatimin e vdekjes së viktimës si dhe të dyshuarit i është dhënë tretman mjekësor pasi kishte lëndime trupore.
Tutje u tha se në vendngjarje kanë dalë edhe prokurori kujdestar dhe njësia e Institutit të Mjekësisë Ligjore.
Policia tregoi se pas intervistimit, me vendim të prokurorit kujdestar i dyshuari është dërguar në qendrën e mbajtjes për 48 orë.
Prishtinë, një person vdes pas goditjes me mjet të mprehtë