
Vrasja e policit, suspendohen nga puna të gjithë policët që ishin në vendin e incidentit
Policia e Kosovës ka dhënë detaje të reja lidhur me ngjarjen tragjike që ndodhi të premten mbrëma në fshatin Zllatar të Prishtinës, ku një polic mbeti i vdekur pasi u qëllua me armë zjarri nga kolegu i tij në një ndejë.
Sipas forcave të rendit, janë arrestuar gjashtë zyrtar policor dhe se të gjithë të tjerët që ishin prezent në vendin e incidentit janë suspenduar nga puna.
“Me rekomandim të Inspektoratit policor të gjithë zyrtarëve policor që ishin në vendin e incidentit u është dhënë vendimi për suspendim nga puna”, thuhet në raportin e policisë.
KALLXO.com raportoi dje se Inspektorati Policor i Kosovës ka njoftuar se janë suspenduar gjashtë zyrtar policorë në lidhje me rastin e vrasjes së një zyrtari policor mbrëmë në mesnatë në fshatin Zllatar të Prishtinës.
Përmes një njoftimi për media, IPK ka thënë se në këtë rast ishin të pranishëm 15 policë.
Ky institucion mbikëqyrës i Policisë së Kosovës po ashtu ka rekomanduar edhe suspendimin e nëntë policëve të tjerë.
Ndërkaq, 14 armë të zyrtarëve policorë janë sekuestruar.
14 armë zyrtare të policëve sekuestrohen pas ngjarjes së rëndë në Zllatar