Presidentja e Kosoves, Vjosa Osmani

Presidentja e Kosoves, Vjosa Osmani Foto: Denis Sllovinja /KALLXO.com

Vrasja e nxënëses në një shkollë në Kroaci, Osmani: Zemërthyer nga ngjarjet tragjike në Zagreb

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka reaguar lidhur me vrasjen e një vajze në një shkollë në Zagreb të Kroacisë.

Përmes një postimi në rrjetin social “X”, presidentja Osmani ka thënë se ndihet zemërthyer nga vrasja e vajzës së vogël, duke uruar shërim të shpejtë për të plagosurit.

“Jemi zemërthyer nga ngjarjet tragjike në një shkollë fillore në Zagreb. Ngushëllimet tona më të thella familjes së vajzës së re që u vra tragjikisht dhe mendimet tona janë me mësuesen/in dhe nxënësit e plagosur, duke i uruar shërim të shpejtë dhe të plotë. Ne qëndrojmë në solidaritet me të gjithë komunitetin e prekur nga ky akt i tmerrshëm dhe me të gjithë njerëzit e Kroacisë”- ka shkruar presidentja Osmani në ‘X’ më 20.12.2024.

Një vajzë 7-vjeçare është vrarë dhe shtatë persona të tjerë janë plagosur në një sulm me thikë që ndodhi në shkollën fillore “Preçko” në Zagreb më 20. 12. 2024.

Policia ka arrestuar një 19-vjeçar të dyshuar për kryerjen e sulmit në shkollën “Preçko” në Zagreb.