Vrasja në Mitrovicën e Veriut, FOTO - KoSSev

Vrasja e dyfishtë në Mitrovicë, prokuroria jep detaje

Në orët e hershme të mëngjesit, dy anëtarë, babë e djalë në Veri të Mitrovicës janë vrarë ndërsa dyshimet e para janë se të njëjtit janë qëlluar me thikë nga djali tjetër.

Policia ka njoftuar se një person është arrestuar, një anëtar tjetër i familjes. 

Prokuroria ka dhënë detaje të reja për rastin ndërsa ngjarja sipas të dhënave dyshohet se ka ndodhur në orët e hershme të mëngjesit. 

I dyshuari M. B., sipas prokurorisë, për motive tani për tani të panjohura ka privuar nga jeta babain e tij M. B., dhe vëllaun binjak U. B.

Në bazë të hetimeve të para dyshohet se viktimat janë goditur në trup me thikë. 

“Në vendin e ngjarjes kanë dalur policia dhe prokurori kujdestar i Departamentit për Krime të Rënda i Prokurorisë Themelore në Mitrovicë, dhe me urdhër të prokurorit trupat e pajetë janë dërguar për autopsi në Institutin e Mjekësisë Ligjore në Prishtinë”, thuhet në njoftimin e prokurorisë. 

I dyshuari është arrestuar nga policia, dhe me vendim të prokurorit të shtetit është ndaluar për 48 orë, dhe ndaj të njëjtit brenda afatit ligjor do të paraqitet kërkesë për caktimin e masës së paraburgimit pranë Gjykatës Themelore në Mitrovicë.

KALLXO.com raportoi në lidhje me vrasjen e avokatit dhe djalit të tij.

Pamje nga vendi i ngjajres – I vrari bashkë me djalin e tij është avokati Millan Bigoviq