Vrasja e dyfishtë në Pejë, avokati tregon për çfarë vepre është intervistuar Avni Ademaj

Gëzim Kollqaku, avokati i të pandehurit Avni Ademaj, tha se klienti i tij është intervistuar nga Policia.

Ademaj ështëarrestuar me urdhër të Prokurorisë në lidhje me rastin e mbrëmshëm në Pejë, ku mbetën të vrarë vëllai i tij, Astrit Ademaj, dhe Blerand Kadrijaj.

Prokuroria ka kërkuar paraburgim për Avni Ademajn.

E avokati i tij tha se Ademaj është intervistuar për veprën penale të vrasjes.

“Motivi nuk dihet ende. As ai nuk po e di. Po e presim Prokurorinë në aktvendim për hetime për më shumë”, tha Kollqaku për KALLXO.com

Qyteti i Pejës është tronditur mbrëmë nga vrasja e dyfishtë që ka ndodhur në afërsi të Shkollës Ekonomike në Pejë.

Nga plumbat e shkrepur kanë mbetur të vdekur kandidati i PDK-së për kryetar të  Pejës, Astrit Ademaj, dhe ish-kandidati i PDK për kryetar të Deçanit, Blerand Kadrijaj.

Rasti ka ndodhur mbrëmë rreth orës 20:30 në afërsi të një lokali që gjendet te Shkolla Ekonomike.

Vrasja e dyfishtë në Pejë, dyshohet se njëra prej armëve ka qenë pa leje