Vrasja e djeshme në Nekoc të Drenasit, Gani Geci i përgjigjet Shaban Sylës

Një person ka mbetur i vdekur e disa të tjerë të lënduar pas një përleshjeje që ka ndodhur dje rreth orës 18:00 në Nekoc të Drenasit.

I qëlluar nga arma e zjarrit, një anëtar i familjes Demiri ka vdekur nga plagët e marra.

Sipas Policisë, të dyshuarit e këtij rasti janë ende në arrati.

Autor i vrasjes po dyshohet të jetë i biri i Shaban Sylës nga Kishnareka, L.S.

Shaban Syla është duke vuajtur dënimin me burg për një rast të tentim vrasjes.

Nga burgu Shaban Syla për mediat ka thënë se ka biseduar me të birin që dyshohet për vrasjen e djeshme dhe e ka lutur familjen e viktimës të mos ngutet të marrë hak.

Syla nuk e ka mohuar se djali i tij ka mbajtur armë.

Për armën ka thënë se e ka mbajtur për të mbrojtur familjen pas një sulmi të personave të armatosur e me maska, për të cilët ka thënë se mendon që janë djemtë e Gani Gecit.

E ky i fundit ka reaguar pas këtyre deklaratave.

Gani Geci ka thënë se as djemtë, as nipat, as vëllezërit e tij e as askush që ai njeh nuk kanë të bëjnë me dyshimet e Shaban Sylës.

Ky është reagimi i plotë i Gani Gecit përmes Facebook-ut.

Lidhur me incidentin  

Viktima

Të dashur qytetar,

sapo lexova një shkrim në gazetat online që Shaban Syla paska dyshime që djemt e mi gjoja kanë sulmuar familjen e Shaban Sylës,  unë e di se njerëzit e Azem Sylës sa herë kanë probleme me drejtësinë fërkohen rreth meje dhe familjes time.

Ftoj organet e rendit hetuesis  dhe drejtësisë që të hetoj djemt e mij, vëllezërit e mij, nipat e mi e të gjithë njerëzit e mij të njohur e të pa njohur rreth dyshimeve të Shaban Sylës.

Ndërsa jo vetëm Shaban Sylës por kujt do që ka dyshime çfarë do qofshin ato unë dhe familja ime jemi të gatshëm ti përgjigjemi  për cilin do dyshim.

24 pleq i ka gjaku, 48  let naj qet Çerga ne i bëjmë be Shaban Sylës se kurrë kurrë as djemt e mij të cilët i kanë notat mesatare në mbi 9 në universitetet e Kosovës, as vllezrit emi as nipat e mi as edhe ndonjë njeri i njohur i joni nuk i ka hile as hide  në dyshimet e Shaban Sylës.

Ps

Nuk do të isha përgjigjur  Shaban Syles por për hir të korrektësisë dhe gjenezës së familjes sime çdo kohëne  jemi të gatshëm ti përgjigjemi kujdo që ka dyshime për çka do çofshin ato.

Ne nuk jemi ne familje tinzare e zuzare që sulmon naten por jemi familja e Bajraktarit tē Llaushës.