Foto: RTV 21

Vranësira e shi në ditët në vazhdim

 

Mbi vendin tonë, sot pritet të mbajë mot me vranësira të cilat me kalimin e kohës, do të marrin karakter zhvillimi, kështu në orët e mbrëmjes mund të sjellin edhe riga lokale shiu.

Temperaturat do të sillën në mes 7 e 14 gradë Celsius.

Edhe nesër, parashihet, të ketë vranësira, mirëpo ato do të jenë më të pakta, por temperaturat do të shënojnë rënie të lehtë ato do të sillën në mes 5 e 13 gradë Celsius. E dita e parë e fundjavës parashihet të ketë mot të vranët dhe reshje lokale shiu.

Temperaturat do të vazhdojnë të shënojnë rënie, ato do të sillën në mes minus 2 e 9 gradë Celsius.

E diela do të ketë më pak vranësira, mirëpo temperaturat do të jenë të ulëta ato do të lëvizin ne mes 0 e 7 gradë Celsius.