Foto: KALLXO.com

Vragolia do të ketë ndërprerje të ujit me orë të tëra për 6 ditë radhazi

Kompania Rajonale e Ujësjellësit ka njoftuar se për shkak të punimeve në rehabilitimin e puseve në fshatin Vragoli do të ketë ndërprerje të furnizimit me ujë të pijshëm.

Si shkak i këtij rehabilitimi , duke filluar nga dita e nesërme, 15 dhjetor deri më 20 dhjetor 2020, ndërprerje uji do të kenë : Vragolia, Sllatina dhe Parku i Biznesit. Por, ndërprerja e furnizimit me ujë të pijshëm do të jetë për 6 ditë radhazi, duke filluar nga ora 09:30-17:00. Në disa raste edhe ne oret e vona siç është nata e datës 16.12.2020”, thuhet në njoftimin e KRU Prishtina.

KRU Prishtina thotë se punimet në Vragoli dhe në Parkun e Biznesit janë duke u bërë në kuadër të përmirësimit të vazhdueshëm të infrastrukturës së rrjetit të ujësjellësit.