Foto: Policia e Kosovës

Voziti trefish më shumë se shpejtësia e lejuar, gjobitet 19-vjeçari me 500 euro dhe 5 pikë negative

Në rrugën ku shpejtësia e lejuar është 40 kilometra në orë, një 19-vjeçar ka vozitur trefish më shpejtë apo 121 kilometra në orë.

Për këtë shkelje të komunikacionit, Policia e Kosovës ka gjobitur vozitësin E.M me 500 euro gjobë, 5 pikë negative dhe një vit heqje e patent-shoferit.

“Policët nga Njësia Rajonale e Komunakacionit Rrugor të Ferizajt, kanë marrë veprimet e nevojshme policore dhe kanë ndaluar personin, i cili me automjetin e tij të udhëtarëve shkaktoi kundërvajtje në komunikacion, tejkalim i shpejtësisë në rrugën “Gursel e Bajram Sylejmani” në Ferizaj, ku në zonën e kufizimit 40 km/h zhvilloi shpejtësi 121 km/h”, thuhet në njoftimin e forcave të rendit.

19-vjeçari sipas Policisë e ka pranuar kundërvajtjen e shkaktuar.

Drejtoria Rajonale e Policisë në Ferizaj, apelon te shoferët e automjeteve që të respektojnë shpejtësinë e kufizuar të lëvizjes. Po ashtu, Policia ftoi qytetarët të bashkëpunojnë me policinë, për të gjitha kundërvajtjet që mund të shkaktohen në komunikacion, të njoftojnë menjëherë policinë, stacionin më të afërt, apo përmes aplikacionit digjital “Lajmëro Policinë”.

Foto: Policia e Kosovës
Foto: Policia e Kosovës