Voziti i dehur, gjobitet me 500 euro dhe i ndalohet vozitja për 12 muaj

Policia e Kosovës ka gjobitur me 500 euro, 3 pikë negative dhe 12 muaj ndalim drejtimi të automjetit një vozitës në autostradën ‘Ibrahim Rugova’, i cili po drejtonte makinën nën ndikim të alkoolit.

Sipas policisë, pas matjes me alkooltest, shoferi ka rezultuar me 2.14 promila të alkoolit në gjak.

“Në autostradën “Dr. Ibrahim Rugova” identifikohet shoferi duke drejtuar automjetin nën ndikimin e alkoolit, pas matjes me alkooltest rezulton me sasinë prej 2.14 promila të alkoolit në gjak (gjobitet me 500 €, 3 pikë negative dhe për 12 muaj i ndalohet drejtimi i mjetit me veprim motorik)”, bëhet e ditur në njoftimin e policisë.

Policia tutje potencon se do të vazhdojë me ndërmarrjen e masave dhe veprimeve policore ndaj kundërvajtësve të ndryshëm të cilët rrezikojnë sigurinë në trafikun rrugor.