Voziste nën ndikimin e alkoolit, gjobitet 500 euro, 3 pikë negative dhe i konfiskohet patentë shoferi për 1 vit

Policia e Kosovës ka njoftuar se sot ka ndaluar një automjet, shoferi i të cilit doli të ishte nën ndikimin e alkoolit.

Rasti ka ndodhur në Obiliq.

Pas matjes me alkool-test ka rezultuar se shoferi ka 2.95 promil të alkoolit në gjak.

Si rezultat, shoferi është gjobitur me 500 euro, 3 pikë negative dhe masë mbrojtëse 1 vit.