Foto: Urim Krasniqi/KALLXO.com

Votuesit nga diaspora mund të ankohen përmes e-mailit

Paneli Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa (PZAP), ka njoftuar se ka vendosur që t’i trajtojë të gjitha ankesat e votuesve nga diaspora përmes email-it të cilat kanë arritur në adresën e PZAP-it.

“PZAP-i duke u nisur nga vullneti i mirë dhe duke vlerësuar vështirësitë e Votuesve Jashtë Kosovës për dërgimin e ankesave/apeleve përmes postes si rrjedhojë e çrregullimit të komunikacionit ajror ndërkombëtar për shkak të Pandemisë Covid – 19, dhe afatit shumë të shkurtë për aplikim dhe paraqitje të ankesës/apelit, si dhe për t’i ikur keqkuptimeve të mundshme dhe për të iu bërë të mundur votimin këtyre votuesve që është një e drejtë e tyre elementare dhe e garantuar me ligj dhe me Kushtetutë, PZAP – i ka vendosur që ti trajtoj të gjitha apelet e rregullta të tyre të dërguara përmes e-mailit në adresën e PZAP-it, në mënyrë që këta qytetarë të shfrytëzojnë të drejtën e tyre për të votuar në Zgjedhjet e Parakohshme për Kuvend të Kosovës që do të mbahen me 14 shkurt 2021”, thuhet në njoftimin e PZAP.

Tutje në njoftim thuhet se në email-adresën e PZAP më datën 3 dhe 4 shkurt kanë arritur 1116 e-mail të dërguara nga votuesit jashtë Kosovës dhe 1 apel ka arritur përmes postës më datën 5 shkurt.

“Njoftojmë Votuesit Jashtë Kosovës se, pas marrjes së vendimit të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve Nr. 419-2021 datë 02 shkurt 2021, për Përfshirjen e Votuesve të Aprovuar në Listën Përfundimtare të Votuesve Jashtë Vendit për Zgjedhjet e Parakohshme për Kuvendin e Kosovës, të cilat do të mbahen më datën 14 shkurt 2021, në email adresën e PZAP-it më datën 3 dhe 4 shkurt 2021 kanë arritur 1116 e-maila të dërguara nga Votuesit Jashtë Kosovës dhe 1 (një) apel ka arritur përmes postes më datën 5 shkurt 2021”, thuhet ndër të tjera në njoftim./21Media

Njoftim lidhur me ankesat/apelet e Votuesve Jashtë Kosovës