Voton Rakiq, fton qytetarët të votojnë

Në Mitrovicën e Veriut rreth orës 8:00 ka votuar kryetari i Listës Serbe, Goran Rakiq, dhe bashkëpunëtorët e tij.

Në një prononcim për media, Rakiq u ka bërë thirrje qytetarëve që ta shfrytëzojnë të drejtën për të votuar dhe ka uruar që gjithçka të shkojë mirë në këto zgjedhje.

Gjatë votimit, Rakiq ishte i shoqëruar nga bashkëpunëtorë të tij por edhe një numër i madh i votuesve.

Në Kosovë sot po mbahen zgjedhjet lokale, në të cilat do të zgjidhen kryetarët dhe asamblistët e 38 komunave.