Voton Nexhmi Rudari, bën thirrje që të respektohen masat kundër COVID-19

Kandidati për kryetar të Podujevës nga rradhët e LDK-së, Nexhmi Rudari, ka votuar në shkollën ‘Naim Frashëri’ në Podujevë.

Në një adresim për media, Rudari ka bërë thirrje qytetarëve që të dalin në zgjedhje, por në të njejtën kohë që të respektojnë masat anti COVID-19.

“Falenderoj të gjithë këta komisionerë që janë zgjuar herët për të filluar një punë të mbarë. Është një ditë e jashtëzakonshme, sepse janë zgjedhje të jashtëzakonshme. I bëjë thirrje qytetarëve që të dalin të votojnë dhe të rrespektojnë masat kundër COVID-19, që ta kalojmë me sukses edhe këtë ditë të zgjedhje dhe sigurisht edhe këtë pandemi”, ka thënë Rudari para gazetarëve.

Në komunën e Podujevës numri i votuesve, sipas KQZ-së, është 87 mijë 381, të cilët janë të shpërndarë në 45 qendra të votimit me gjithsej 115 vendvotime.

Ndërsa, në komunën e Mitrovicës së Veriut numri i qytetarëve me të drejtë vote është 23 mijë e 313 të cilët janë të shpërndarë në 7 qendra të votimit me gjithsej 27 vendvotime.