Voton kandidati i Vetëvendosjes në Mitrovicën e Veriut

Ka votuar edhe kandidati nga rradhët e Vetëvendosjes, për kryetar të Mitrovicës së Veriut, Erden Atiq.

Në të njejtën kohë, dega e Vetëvendosjes në Mitrovicën e Veriut u ka bërë thirrje qytetarëve që të marrin pjesë në zgjedhje e të votojnë, duke shfrytëzuar të drejtën e tyre për të përzgjedhur përfaqësuesin e tyre.

Në anën tjeter, kandidati i Listës Serbe, Milan Radojeviq ka shfrytëzuar të drejtën e votës në veri të Mitrovicës, i shoqëruar nga udhëheqësit e kësaj partie.

Zëvendëskryeministri i Kosovës, Goran Rakiq dhe deputeti i Listës Serbe, Igor Simiq përmes një konference për media, kanë thyer heshtjen zgjedhore, duke kërkuar nga qytetarët e Mitrovicës së Veriut që të dalin në mënyrë sa më masive në zgjedhje e ta votojnë kandidatin e Listës Serbe, Milan Radojeviq.

Rakiq e Simiq thyejnë heshtjen zgjedhore