Voton Kadri Veseli: T’i japim perspektivë Kosovës

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, njëherësh dhe kandidatë për kryeministër, Kadri Veseli së bashku me bashkëshorten e tij, Violetën, votuan në shkollën fillore “Faik Konica” në Prishtinë.

“Për njerëz të mirë të Kosovës dhe Kosovën tonë të shenjtë”, tha Veseli teksa hodhi votën në kuti, shkruan rtv21.tv.

Pas votimit, kreu i PDK-së dha një deklaratë të shkurtër për media.

Ai uroi qytetarët për zgjedhjet dhe kërkoi nga ata t’i japin perspektivë vetes dhe vendit.

“Sot është një ditë e mirë, një ditë e jashtëzakonshme për Kosovën tonë të shenjtë. I uroj qytetarët e vendit tim. Ti’ japim perspektivë vetes, Kosovës tonë perëndimorë, fëmijëve tanë më së shumti. Përhajr na qoftë të gjithëve, faleminderit dhe suksese”, tha Veseli.