Votohet Qeveria Kurti 2

Deputetët e Kosovës me 67   vota pro,  30  kundër dhe asnjë abstenim kanë votuar për Qeverinë e re të vendit.

Kjo Qeveri do të udhëhiqet nga kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti.

Kjo është përbërja e Qeverisë Kurti 2:

Zëvendëskryeministër i parë për Integrime Evropiane, Zhvillim dhe Dialog, Besnik Bislimi.

Zëvendëskryeministre e dytë dhe ministre e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Donika Gërvalla.

Zëvendëskryeministre e tretë për Çështje të Pakicatve dhe të Drejtave të Njeriut, Emilia Rexhepi.

Ministre e Drejtësisë, Albulena Haxhiu.

Ministër i Shëndetësisë do të jetë Arben Vitia.

Ministre e Arsimi, Shkencës dhe Teknologjisë do të jetë Arbërie Nagavci.

Ministër i Kulturës, Rinisë dhe Sportit do të jetë Hajrulla Çeku.

Ministër i Administrimit Lokal do të jetë Elbert Krasniqi.

Ministër i Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës do të jetë Liburn Aliu.

Ministër i Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural do të jetë Faton Peci.

Ministër i Mbrojtjes do të jetë Armend Mehaj.

Ministër i Punëve të Brendshme dhe Administratës Publike, Xhelal Sveçla.

Ministre e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë, Rozeta Hajdari.

Ministre e Ekonomisë, Artane Rizvanolli.

Ministër për Komunitete dhe Kthim është Goran Rakiq.

Ministër për Zhvillimin Rajonal është Fikrim Damka

Qeveria Kurti 1 ishte votuar më 3 shkurt të vitit të kaluar pas një koalicioni mes Lëvizjes Vetëvendosje dhe Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK).

Qeveria e Kurti 1 është rrëzuar përmes një mocioni të mosbesimit më 25 mars 2020, të organizuar nga Lidhja Demokratike e Kosovës.

Ndërsa më 3 qershor, deputet votuan për Qeverinë Hoti, e cila erdhi pas koalicionit LDK-AAK-NISMA-Lista Serbe, të drejtuar nga Avdullah Hoti.

Ndërsa më 21 dhjetor të vitit të kaluar Gjykata Kushtetuese konstatoi se Qeveria e Kosovës e udhëhequr nga Avdullah Hoti është zgjedhur në mënyrë jokushtetuese.

Zgjedhjet e parakohshme parlamentare janë mbajtur më 14 shkurt 2021.

Në këto zgjedhje LVV-ja së bashku më listën ‘Guxo’ të Vjosa Osmanit u rendit e para me 438 mijë e 335 vota apo 50,28%.

Sot është konstituuar legjislatura e tetë e Kuvendit të Kosovës. Kryetar i Kuvendit është zgjedhur Glauk Konjufca me 69 vota.

Glauk Konjufca zgjidhet Kryetar i Kuvendit të Kosovës