Mandatari për formimin e Qeverisë së re të Malit të Zi, Zdravko Krivokapiq dhe Dritan Abazoviq. FOTO-REL

Votohet qeveria e Malit të Zi

Zdravko Krivokapiq është Kryeministri i ri i Malit të Zi. Nga 70 deputetë sa ishin prezentë, 41 votuan pro, 28 kundër dhe një abstenim, raporton vijesti.me

“Betohem se do ta kryej detyrën time sipas Kushtetutës dhe ligjit, me ndershmëri, përgjegjësi dhe ndërgjegje”, ka thënë Krivokapiq.

Sipas tij, motoja e kësaj qeverie do jetë “Puna, rendi dhe përgjegjësia”.

Më poshtë keni të renditura ndarjen e posteve ministrore:

Zëvendëskryeministër është Dritan Abazoviq.

Ministri i Administratës Publike, Shoqërisë Dixhitale dhe Medias është Tamara Srzentiq

Ministri i Ekologjisë, Planifikimit Hapësinor dhe Urbanistikës, Ratko Mitroviq

Ministri i Punëve të Brendshme, Sergej Sekuloviq

Ministrja e Mbrojtjes, Olivera Injaq

Ministri i Punëve të Jashtme, Djordje Raduloviq

Ministri i Zhvillimit Ekonomik, Jakov Milatoviq

Ministri i Investimeve Kapitale, Mladen Bojaniq

Ministri i Bujqësisë, Pylltarisë dhe Menaxhimit të Ujërave, Aleksandar Stijoviq

Ministrja e Arsimit, Shkencës, Kulturës dhe Sporteve, Vesna Bratiq

Ministrja e Shëndetësisë, Jelena Boroviniq- Bojoviq

Ministri i Drejtësisë, të Drejtave të Njeriut dhe Pakicave, Vladimir Leposaviq

Ministri i Financave dhe Mirëqenies Sociale, Milojko Spajiq