Votohet në parim Projektligji për plotësimin dhe ndryshimin e Kodit të Procedurës Penale

Me 90 vota për, asnjë kundër e asnjë abstenim, Kuvendi e miratoi në parim projektligjin për plotësim ndryshimet e Kodit nr. 04/L-123 të Procedurës Penale.

Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu sot para deputetëve ka propozuar ndryshimin e Projektligjit për plotësim dhe ndryshim të Kodit nr.04/L – 123 të Procedurës Penale, ky propozim u votua nga deputetet e Kuvendit.

Abelard Tahiri shef i grupit parlamentar të PDK-së tha se ka kërkuar nga qeveria që ta sjellin rishikimin e buxhetit prokurorial, për Policinë e Kosovës, për Këshillin Gjyqësor që të jenë më efikas në trajtimin e këtyre çështjeve.

“Silleni Kodin e Procedurës Penale, Kodin Penal e kemi miratu në prill të vitit 2019. Silleni javën tjetër jeni vonu shumë”, tha Tahiri.

Deputeti nga Lidhja Demokratike e Kosovws Driton Selmanaj, tha se si grup parlamentar i mbështesin ndryshimet në parim dhe gjatw shqyrtimit do të shohin nëse ka diçka të shtohet.

Me 90 vota për asnjë kundër e asnjë abstenim Kuvendi miratoi në parim projektligjin për plotësim ndryshimet e Kodit nr. 04/L-123 të Procedurës Penale.